Volkswagen po përballet me një krizë të madhe, jo vetëm për shkak të uljes së fitimeve dhe kërkesës së dobët, por edhe për probleme disiplinore brenda kompanisë. Në gjysmën e parë të këtij viti, prodhuesi gjerman i makinave pushoi nga puna 548 punonjës për shkelje të rregullave, kryesisht për mungesa të pajustifikuara. Ky është po i njëjti numër punonjësish të larguar si gjatë gjithë vitit të kaluar, përcjell albinfo.ch.
Sipas shefit të markës VW, Thomas Schäfer, mungesat e paarsyetuara i kushtojnë kompanisë rreth një miliard euro në vit. Kjo problematikë disiplinore vjen në një kohë kur Volkswagen po përballet me ulje të fitimeve prej 30 përqind në gjysmën e parë të vitit dhe po përgatitet për eliminimin e 35,000 vendeve të punës në Gjermani gjatë pesë viteve të ardhshme.
Në përpjekje për të përmirësuar situatën, kompania po merr masa të ashpra ndaj punonjësve që nuk respektojnë detyrat e tyre, duke i pushuar nga puna ata që mungojnë pa justifikim.
Për më shumë detaje rreth kësaj teme – https://www.20min.ch/story/krisenkonzern-rigoros-vw-entlaesst-hunderte-mitarbeitende-wegen-blaumachens-103425472