Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u prit me një ceremoni të veçantë nga komuniteti shqiptar në Philadelphia, në objektin e njohur si “Shtëpia e Shqiptarit”.
Ky objekt, i blerë dhe i shndërruar në shkollë shqipe falë punës dhe përkushtimit të mërgatës, është bërë qendër e ruajtjes së gjuhës dhe identitetit kombëtar ndër brezat e rinj.
Duke falënderuar komunitetin për angazhimin e tyre, Osmani tha se kjo nismë është shembulli më i mirë i dashurisë për vendlindjen.
“Mërgata jonë e ka siguruar dhe e ka kthyer këtë objekt në shkollë shqipe. Ky përkushtim është një garanci për ruajtjen dhe forcimin e gjuhës dhe identitetit tonë kombëtar,” u shpreh presidentja në një postim në rrjetin e saj social në facebook