PSV Eindhoven arriti të kualifikohet për raundin tjetër të Kupës së Evropës pas një kthimi spektakolar ndaj Rosenborg nga Norvegjia, transmeton albinfo.ch.
Pas humbjes 3-0 në ndeshjen e parë, skuadra holandeze fitoi 4-0 në transfertën e saj, duke siguruar kalimin në fazën tjetër.
Lojtarja e kombëtares së Zvicrës, Riola Xhemaili, luajti një rol kyç, duke shënuar një nga golat vendimtarë që vulosi fitoren dhe avancimin e PSV-së.
Shorti për raundin e dytë kualifikues do të zhvillohet të premten, ku skuadra holandeze do të mësojë kundërshtarin e rradhës. /Albinfo.ch
https://www.facebook.com/share/p/14SrHVGMXgJ/?mibextid=wwXIfr