Sipas asaj që konfirmon vetë UEFA, ndeshja Serbi-Shqipëri do të zhvillohet në “Gradski stadion Dubocica”, në qytetin e Leskovacit, po në datën e parashikuar, 11 tetor.
Ishte vetë Federata Serbe e cila kishte kërkuar që ky duel të spostohej nga Beogradi, kjo për shkak të çështjes së sigurisë.
Stadiumi ka kapacitet prej rreth 8 mijë ulëseve.
Gjithashtu, pritet që të jepet dhe vendimi sa i përket mungesës së tifozëve në këtë takim, kjo pas sjelljes së turpshme që tifozeria serbe tregoi në duelin kundër Anglisë, transmeton albinfo.ch.
Ndeshja e parë ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë në Tiranë përfundoi pa gola e fitues, derisa Rey Manaj humbi një penallti.
Shqipëria dhe Serbia po garojnë në kualifikimet për Kupën e Botës 2026.