Sot, me fillim nga ora 09:00, në Dhomat e Specializuara në Hagë ka rinisur procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në këtë fazë, është radha e palës mbrojtëse për të paraqitur dëshmitarët e saj. Sipas raportimeve, i pari që pritet të dëshmojë është James Rubin, ish-zyrtar i lartë amerikan dhe njohës i zhvillimeve në Kosovë gjatë periudhës së luftës, përcjell albinfo.ch.
James Rubin, i cili gjatë kohës së luftës në Kosovë ka qenë ndihmëssekretar amerikan i Shtetit.
Dëshmia e tij pritet të hedhë dritë mbi rrethanat politike dhe diplomatike të kohës, duke mbështetur argumentet e mbrojtjes.
Gjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi po zhvillohet prej muajsh, ndërsa kjo fazë e re e mbrojtjes konsiderohet vendimtare për rrjedhën e mëtejshme të procesit.