Al-Hayya është shefi i Hamasit në Gaza në mërgim dhe negociatori kryesor, i parë si figura më me ndikim e grupit jashtë vendit që kur Ismail Haniyeh u vra në korrik 2024.
Ai është një nga pesë burrat në këshillin udhëheqës të Hamasit që kanë udhëhequr grupin që kur Yahya Sinwar u vra nga Izraeli tetorin e kaluar. Ndërsa udhëheqësia e grupit ka mbijetuar, djali i udhëheqësit të Hamasit, Khalil Al-Hayya, u vra në sulmin e Izraelit në Doha, bën të ditur sky news.
Nuk është hera e parë që Izraeli ka vrarë një anëtar të familjes së Al-Hayyas.
Një sulm ajror izraelit goditi shtëpinë e tij familjare në lagjen Sejaiyeh të qytetit të Gazës në vitin 2007, duke vrarë disa nga të afërmit e tij.