Për renditjen e saj vjetore, Indeksi i Stacioneve Hekurudhore Evropiane, i përpiluar nga një grup ndërkombëtar i avokimit të konsumatorëve, Qendra e Zgjedhjes së Konsumatorit, renditi 50 stacionet më të mëdha hekurudhore të Evropës për sa i përket “përvojës së pasagjerëve”.
Kjo përfshin opsionet e biletave, shërbimet në stacion, aksesueshmërinë, Wi-Fi falas, mbulimin hekurudhor si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë lokal, si dhe disponueshmërinë e ndarjes së udhëtimit, transmeton albinfo.ch.
Stacioni Qendror i Cyrihut (HB) zuri edhe një herë vendin e parë, “duke vërtetuar se besueshmëria dhe cilësia mund të mbahen edhe nën presion”, thanë autorët e studimit, shkruan thelocal.
Stacioni kryesor i Bernës është në vendin e tretë.