Ka shkuar në 2 mijë e 205 numri i të vdekurve si pasojë e tërmetit të fuqishëm në Afganistan javën e kaluar, ka konfirmuar të enjten një zëdhënës i Qeverisë talibane.
Tërmeti 6.0 ballësh goditi disa provinca malore në lindje të vendit mbrëmjen e së dielës, teksa shumica e viktimave janë regjistruar në Kunar.
Zëdhënësi i talibanëve, Hamdullah Fitrat, tha se përpjekjet për kërkim dhe shpëtim po vazhdojnë, transmeton albinfo.ch.
“Janë ngritur shatorre për njerëzit dhe po shpërndahen ndihma të para dhe furnizime emergjente”, tha ai.