Ndeshja ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës, që luhet nesër (e premte) në Bazel në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, ka ngjallur interesim të jashtëzakonshëm. Të gjitha 34 mijë biletat për këtë përballje janë shitur, transmeton albinfo.ch.
Takimi do të zhvillohet në “St. Jakob-Park” nga ora 20:45 dhe pritet të luhet në një atmosferë të zjarrtë.
Në kontrast të madh, për ndeshjen tjetër të Zvicrës ndaj Sllovenisë, që zhvillohet më 8 shtator në të njëjtin stadium, deri tani janë shitur vetëm rreth 8 mijë bileta megjithëse ajo ndeshje ka po ashtu rëndësi të madhe për kualifikim.
Organizatorët presin që numri i biletave të shitura për Zvicër – Slloveni të rritet në ditët në vijim. /Albinfo.ch