Gjatë vitit të kaluar në Kosovë kanë lindur 25 929 fëmijë, kurse 158 janë lindje të vdekura. Këto të dhëna janë publikuar në raportin e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK). Sipas këtyre statistikave, numri më i madh i nënave që kanë lindur fëmijë është i grupmoshave 25-29 vjeç.
Koeficienti i vitalitetit, sipas ASK-së, është 3.4 (raporti ndërmjet lindjeve të gjalla dhe vdekjeve).
“Koeficienti i maskulinitetit është 112.2. Koeficienti i lindjeve të vdekura – vdekjeve fetale në 1000 lindje ishte 6.1 promil. Prej të gjitha lindjeve, 99.8 për qind e tyre kanë ndodhur në institucione mjekësore, ndërsa pjesa tjetër ka ndodhur në vend tjetër”, thuhet në raportin e ASK-së, transmeton albinfo.ch.
Mosha mesatare e femrave që kanë lindur fëmijë në vitin 2014, është 28.2 vjeç, kurse, 37.7 për qind e nënave e kanë lindur fëmijën e parë.
Sipas peshës së fëmijës së lindur, në institucione shëndetësore, numri më i madh i foshnjave është me peshë 3 klm dero 4.5 kg.
Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë nënat me shkollë të mesme me 41.1 për qind, shkollë fillore e kryer me 35.3 për qind, shkollë të lartë dhe fakultet janë 15.3 për qind e nënave, etj.
Emri më i shpeshtë për vitin 2014 për vajza ishte emri Erina 199, Alea 182 etj, ndërsa për djem ishte emri Diar 215, Amar 180 etj. Bineq u lindën 756 foshnje, ndërsa treneq e më shumë u lindën 36 foshnje.