Mediat në Kosovë raportojnë se Bashkimi Evropian ka njkftuar që do të pezullojë përkohësisht takimet me kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe ministrat e tij brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, deri në formimin e një qeverie me mandat të plotë.
Në një letër drejtuar Kurtit më 8 gusht 2025, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, tha se vendimi vjen pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës më 25 qershor, e cila shpalli të pavlefshëm një udhëzim administrativ të Ministrisë së Financave. Gjykata theksoi se nuk lejohet që një person të mbajë njëkohësisht funksionin e ministrit dhe të deputetit.
Orav shtoi se ky vendim synon të shmangë pasiguri dhe keqkuptime, siç kishte ndodhur gjatë vizitës së fundit të përfaqësuesit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi. Ai gjithashtu theksoi se BE-ja mbetet e përkushtuar ndaj Kosovës dhe se bashkëpunimi në fusha kyçe do të vazhdojë, sapo të formohet një qeveri e re.
Letra është shpërndarë gjithashtu tek zëvendëskryeministrat Besnik Bislimi, Donika Gërvalla-Schwarz dhe Emilija Redžepi, si dhe tek ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së në Kosovë.