Ka dështuar sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës.
Partia më e madhe, Lëvizja Vetëvendosje, ka propozuar për herë të dytë ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Muratin, për kryetar të Kuvendit të Kosovës.
Ai nuk ka marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryetar.
Pas tij, janë propozuar Arbërie Nagavci dhe Dimal Basha, të cilët po ashtu nuk kanë marrë votat e nevojshme, transmeton albinfo.ch.
Në sallë të pranishëm ishin 106 deputetë.