Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Kosovë, përmes përditësimit të fundit, ka njoftuar se në shumicën prej pikave kufitare, në dalje të Kosovës, janë shkurtuar pritjet e gjata.
Nga mbi pesë orë sa ishin pritjet mbrëmjen e djeshme në Merdarë, mëngjesin e së dielës ato janë nga 10 deri në 15 minuta, transmeton albinfo.ch.
Pika më e ngarkuar sot është Dheu i Bardhë, ku pritjet në dalje të Kosovës shkojnë deri në një orë.
Në pikat e tjera nuk është raportuar për pritje të gjata apo kolona.