Furnizimi me naftë të papërpunuar drejt Hungarisë është ndërprerë sërish pas një sulmi mbi tubacionin rus “Druzhba” në kufirin Rusi – Bjellorusi. Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, njoftoi se ky është i treti incident i këtij lloji brenda pak javësh.
Sulmin e mori përsipër regjimenti i 14-të i dronëve i Ukrainës, nën komandën e Robert Brovdi, i njohur si “Madyar”. Vetëm gjatë gushtit, objekti në Unecha është goditur tri herë, ndërsa më 18 gusht u shënjestrua edhe stacioni “Nikolskoye” në Tambov, duke bllokuar përkohësisht eksportet e naftës drejt Evropës.
Tubacioni “Druzhba” mbetet një prej burimeve kryesore të naftës për Bjellorusinë, ku furnizon rafineritë në Mozyr dhe Novopolotsk, si dhe një linjë jetike për ekonominë e regjimit të presidentit Alexander Lukashenko