Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se biletat për ndeshjen Kosovë – Suedi kanë dalë në shitje sot, më 22 gusht 2025.
Kosova nis kampanjën kualifikuese për Kupën e Botës 2026 me ndeshjen e parë ndaj Zvicrës më 5 shtator. Tre ditë më vonë, më 8 shtator, Dardanët do të presin Suedinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Çmimet e biletave janë:
Veri dhe Jug: 10 euro
Lindje: 20 euro
Perëndim: 30 euro
VIP: 100 euro