Për shkak të shkallës së ulët të dhurimit të gjakut në të gjithë botën, Shërbimi i Gjakut në Suedi ka dal me një ide të re për të senzibilizuar njerëzit që të dhurojnë gjak.
Me këtë nismë të re donatorët marrin mesazhe automatike se është shfrytëzuar gjaku i tyre për të tërhequr vëmendjen e publikut.
Njerëzit të cilët dhurojnë gjak marrin mesazhin fillestar “faleminderit”, por ata gjithashtu marrin një sms me telefon, kur grupi i tyre i gjaku i tyre është i ngjashëm me një tjetër, përcjell albinfo.ch.
“Ne vazhdimisht përpiqemi për të zhvilluar mënyra për të shprehur rëndësinë e donatorëve. Ne mendojmë se kjo është një mënyrë e mirë për të bërë atë. “, tha Carolina Blom Wiberg nga Shërbimi i Gjakut në Suedi në Stokholm.
Me mesazhet njoftohen donatorët se si kanë ndihmuar bashkëqytetarët e tyre dhe inkurajohen për të dhuruar përsëri gjak.
Ky projekt sudez është bërë „hit“ në rrjetet sociale.
