Beteja për t’i dhënë fund pagesës së taksës së pronarëve të shtëpive po nxehet në Bernë.
Një shumicë e vogël në parlament është në favor të ndryshimit të asaj që njihet si “vlera e qirasë së imponuar,”- e cila është një taksë që pronarët e shtëpive paguajnë bazuar në një vlerë fiktive qiraje.
Ata që janë kundër thonë se kjo do të krijojë një boshllëk prej 2 miliardë CHF në financat e vendit, duke i detyruar kantonet të rrisin normën e tyre të taksave, transmeton albinfo.ch.
Mbështetësit thonë se nuk do të jetë aq shumë dhe kantonet mund ta mbushin boshllëkun me një taksë mbi shtëpitë e dyta.
Votuesit do të kenë fjalën e fundit në fund të muajit të ardhshëm.