Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë ka hapur aplikimet për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për vitin 2025/2026.
Sipas njoftimit nga MAShTI, nga sot prindërit mund të aplikojnë për subvencionimin e teksteve dhe materialeve mësimore përmes platformës e-Kosova, transmeton albinfo.ch.
Për vitin shkollor 2025/2026, subvencionet do të ndahen:
80 € për nxënësit nga klasa I deri në klasën V, për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore;
80 € për nxënësit nga klasa VI deri në klasën IX, për blerjen e fletoreve të punës dhe materialeve mësimore.
Tekstet për klasat VI-IX sipas MASHTIT do të përdoren nga gjenerata e kaluar, sipas Udhëzimit Administrativ Nr. 13/2016, një praktikë e zbatuar edhe vitin e kaluar.