Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Kosovë ka njoftuar se po vazhdojnë pritjet e gjata në disa prej pikave në dalje të Kosovës.
Pritjet më të gjata janë regjistruar në Merdarë, deri në pesë orë e gjysmë dhe në Muçibabë deri në dy orë, transmeton albinfo.ch.
Deri në një orë janë kolonat te Dheu i Bardhë dhe 30 – 40 minuta në Jarinje.
Gjysmë ore ose më shumë janë pritjet edhe përmes daljes në pikën kufitare në Mutivodë.