Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë po kërkon ndihmën e qytetarëve për të identifikuar dhe lokalizuar personin e dyshuar për një vrasje që ndodhi mbrëmë në Hajvali, raporton albinfo.ch.
Personi i dyshuar është Xhemail (Bajram) Nuhiu, i cili aktualisht ndodhet në arrati. Policia u bën apel qytetarëve që të ofrojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në kapjen e tij.
Informacionet mund t’u komunikohet autoriteteve nëpërmjet e-mailit: info@kosovopolice.com, përmes aplikacionit Android “Lajmero Policinë” ose në numrin e telefonit 192, raporton albinfo.ch.