Zvicra në Prishtinë organizoi event solemn me rastin e 734-vjetorit të Pavarësisë
0 Likes0 Share
Të enjten, më 31 korrik 2025, Ambasada e Zvicrës organizoi një ceremoni festive në ambientet e bukura të EDHE-së për të shënuar Ditën Kombëtare të Zvicrës. Në këtë aktivitet morën pjesë Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ministra në detyrë, deputetë, përfaqësues të KFOR-it dhe Swisscoy-it, partnerë ndërkombëtarë, përfaqësues të shoqërisë civile, media, kolegë […]
Të enjten, më 31 korrik 2025, Ambasada e Zvicrës organizoi një ceremoni festive në ambientet e bukura të EDHE-së për të shënuar Ditën Kombëtare të Zvicrës. Në këtë aktivitet morën pjesë Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ministra në detyrë, deputetë, përfaqësues të KFOR-it dhe Swisscoy-it, partnerë ndërkombëtarë, përfaqësues të shoqërisë civile, media, kolegë dhe miq të Ambasadës.
Ngjarja u shoqërua me tingujt magjepsës të muzikës jazz live dhe me shijet tradicionale të raclette-s e verës zvicerane, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe festive.
Ambasada e Zvicrës falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen dhe për kontributin në këtë ditë të veçantë.