Policia e Gjenevës ka paralajmëruar banorët të jenë të kujdesshëm ndaj një vale mashtrimesh me email dhe letra të rreme që pretendojnë se janë përkujtues për gjoba parkimi të papaguara. Këto mesazhe, që ngjajnë zyrtare, përmbajnë kode QR që i çojnë përdoruesit në faqe mashtruese dhe kërkojnë informacione personale, përcjell albinfo.ch.
Sipas autoriteteve, mashtrimet karakterizohen nga mungesa e adresës së marrësit dhe përdorimi i formateve të rreme zyrtare. Disa nga adresat mashtruese të emailit përfshijnë: jaideep.vaidya@acm.co.in, sanjay.pawar@acm.co.in dhe clickmember@surveymonkeyuser.com.
Policia këshillon të mos skanohet kodi QR, të mos klikohet asnjë lidhje dhe të fshihet menjëherë mesazhi. Për të verifikuar vërtetësinë e komunikimeve, qytetarët mund të kontaktojnë në:
📧 contraventions@police.ge.ch
📞 +41 22 427 51 70