Në liqenin e Ujmanit po vazhdojnë kërkimet edhe pas 20 orësh prej kur nuk dihet asgjë për mërgimtarin i cili u hodh dhe nuk doli më në sipërfaqe.
Autoritetet në Kosovë kanë njoftuar se operacioni po vazhdon teksa ka nisur dje, pas orës 14:00, menjëherë pas raportimit të rastit nga familjarët, transmeton albinfo.ch.
Në vendin e ngjarjes janë policia, skuadra e kërkim-shpëtimit si dhe familjarët e të riut.