Ekonomia botërore është në rrezik të zhytet në bazë të rritjes së dobët, nëse nuk zbatohen masa për të stimuluar kërkesat dhe zhvillimin e biznesit, thotë një raport nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).
Sipas OECD-së, fakti më shqetësues është papunësia që shfaqet në vendet e OECD-së, që ka rënë vetëm me 1 pikë përqindje në krahasim me kulmin historik të vitit 2010.
Sipas analistëve të OECD-së, deri në fund të 2016-ës mbi 40 milionë njerëz do të mbeten pa punë, që është 7.5 milionë më shumë se para krizës.
Organizata ka ulur parashikimin e saj për rritjen e ekonomisë botërore, duke u bazuar në uljen e investimeve, rreziqet, duke përfshirë një falimentim të mundshëm të Greqisë, që do të ndikonte në besimin.
Sipas ekspertëve, ekonomia globale do të zgjerohet me 3.1% këtë vit, që paraqet një ngadalësim në krahasim me 3.7% të parashikuar në tetor të vitit të kaluar, thotë organizata me bazë në Paris në raportin gjashtëmujor. Vitin e kaluar ekonomia botërore u rrit me 3.3%.
Reduktimi i PBB-së në SHBA në tremujorin e parë është përgjegjës për pjesën më të rëndësishme të rishikimit e parashikimit për vitin 2015, edhe pse zgjerimi i dobët në Kinë gjithashtu është një faktor.
OECD e sheh vazhdimin e ekonomisë amerikane me 2% këtë vit. Bëhet fjalë për një rritje më të ngadalshme se sa rritja e parashikuar prej 2.4% më 2014.
Në mars, organizata parashikonte rritje prej 3.1% në vitin 2015. Sipas ekspertëve, megjithatë Kina do të rrisë ekonominë këtë vit me 6.8%, që paraqet një ngadalësim në krahasim me 7.4%, e parashikuar më parë.