Organizatorët vazhdojnë të janë të kënaqur me vizitorët. Ndërkohë në hapësirat e Panairit të librit po qëndron edhe shkrimtarja zvicerane Elizabeth Kaestli, e cila është autore e librit “Shtatë vëllezër, shtatë motra”.
Ky libër i kushtohet familjes Reka nga komuna e Kaçanikut, e cila ka migruar nëpër vende të ndryshme të botës, ndërsa një pjesë e kësaj familje jeton në Zvicër, njofton albinfo.ch.
Elisabeth Kaestli është gazetare dhe shkrimtare e lirë, e cila prej një kohe të gjatë u është përkushtuar shkrimeve mbi dhe për Kosovën.
Panairi i librit “Prishtina 2015” do të jetë i hapur deri më 7 qershor.