Ministrja e Arsimit e landit të Veri-Rhein-Westfalisë (NRW), Dorothee Feller, ka bërë thirrje për ndryshime në oraret e pushimeve shkollore, duke kërkuar një rregullore të unifikuar për të gjitha landet gjermane, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.
Në një deklaratë për gazetën Westdeutsche Allgemeine Zeitung, politikania e CDU-së tha se dëshiron që pushimet verore të fillojnë më vonë në NRW dhe rajonet e tjera veriore të Gjermanisë.
“Justifikimi i dikurshëm që pushimet në Bavari duhet të fillonin më vonë për shkak të ndihmës në korrje nga nxënësit, nuk është më i vlefshëm sot,” theksoi Feller. Ajo shtoi se rregullat aktuale janë të pabarabarta dhe se një qasje e përbashkët për gjithë Gjermaninë do të ishte më e drejtë dhe më funksionale.
Megjithatë, ministrja sqaroi se ndryshimet nuk do të ndodhin para vitit 2030, pasi deri atëherë datat e pushimeve janë të përcaktuara tashmë sipas marrëveshjeve ndërlande, transmeton albinfo.ch.