Një plantacion për kultivimin e kanabisit u zbulua gjatë një kontrolli në një distrikt të komunës Mansfeld në fund të pasdites së 9 korrikut 2025, pasi u ekzekutua një urdhër kontrolli.
Me atë rast zyrtarët policorë sekuestruan afërsisht 550 bimë kanabisi në faza të ndryshme të rritjes dhe 22 kilogramë kanabis të konsumueshëm, transmeton albinfo.ch. U sekuestruan gjithashtu pajisje të ndryshme për rritjen dhe përpunimin e drogës, si dhe telefona celularë dhe para të gatshme.
Tre persona, meshkuj nga Shqipëria, të moshës 27, 29 dhe 42 vjeç, të gjetur në pronë janë arrestuar përkohësisht, shkruan mdr.de.
Zyra e prokurorit publik po kërkon urdhër-paraburgim për tre personat e arrestuar. Ata janë planifikuar të paraqiten para një gjyqtari sot.
Hetimi është duke vazhduar dhe po kryhet nga Departamenti Qendror i Hetimit Penal të PI Halle (Saale) me dyshimin për tregtim të produkteve të kanabisit (sipas Aktit të Kanabisit për Konsumatorin).