Organizata Ndërkombëtare e Punës raporton se, edhe pse numri i fëmijëve që punojnë globalisht ka rënë nga 160 milionë në vitin 2020 në 137.6 milionë në vitin 2024, 61% e tyre punojnë ende në bujqësi, kryesisht në Afrikën nën-Sahariane, transmeton albinfo.ch.
Industria e çokollatës ka qenë historikisht nën kritika për shfrytëzimin e fëmijëve në kultivimin e kakaos, por rreziqet nuk ndalen me kaq. Përbërës si sheqeri, arrat dhe vanilja lidhen gjithashtu me punën e fëmijëve dhe shkelje të të drejtave të njeriut.
Fakte kryesore:
-
27% e shkeljeve të të drejtave të njeriut në zinxhirët ushqimorë lidhen me punën e fëmijëve në fermat e kakaos.
-
Nestlé investon rreth 37 milionë CHF në vit për kakao të qëndrueshme dhe planifikon ta trefishojë këtë shumë deri në vitin 2030.
-
Rreziqe për punë të fëmijëve janë zbuluar gjithashtu në sektorin e lajthive në Turqi dhe në prodhimin e vaniljes.