Në margjinat e Albafestivalit 2025, të dielën gjatë ditës së dytë të tij, u zhvillua një apero dhe debat politik, ku morën pjesë politikanë nga thuajse të gjitha partitë parlamentare të qytetit të Cyrihut në Zvicër, me përjashtim të të Gjelbërve.
Takimi u inicua nga Përparim Avdili (FDP) dhe kishte për qëllim të theksonte rëndësinë e këtij festivali si një ngjarje kulturore dhe sociale, pa karakter politik, e cila kontribuon në organizimin dhe përfaqësimin pozitiv të komunitetit shqiptar në Zvicër.
Në aepro morën pjesë politikanë me rrënjë shqiptare si: Përparim Avdili (FDP), Reis Luzhnica (SP) dhe Gadaf Muharemi (SP)
Ky takim, i cili u zhvillua në një atmosferë miqësore por reflektuese, u pa nga shumë pjesëmarrës si një shenjë e pjekurisë politike të komunitetit shqiptar në Zvicër, por edhe si një thirrje për më shumë unitet dhe përfaqësim të koordinuar, përballë sfidave institucionale dhe imazhit publik.

