Në një votim me aklamacion, Isa Mustafa është zgjedhur kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke marrë besimin e anëtarëve të kësaj parti edhe për një mandat katërvjeçar. Mustafa, mori besimin e delegatëve të pranishëm me vetëm 2 vota kundër dhe pa asnjë kundër kandidat.
Kandidate për të garuar për kryetar të LDK-së ka qenë edhe Vjosa Osmani, e cila nuk arriti t’i merr votat e mjaftueshme për të kandiduar. Ajo ka marrë vetëm 62 vota nga delegatët ndërkohë do të duhej të merrte të paktën gjysmën e numrit të përgjithshëm të delegatëve prej 350 anëtarësh sa ka Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së.
Ndërsa, kryetari i nderit i LDK-së, Fatmir Sejdiu, ka thënë se ka pasur presion mbi delegatët e LDK-së për të votuar kundër Mustafës. Ai ka thënë se është prekur shpirti i demokracisë me presionin që u është bërë delegatëve. “Uroj që LDK të kthjellet dhe të ketë një qasje më racionale”, ka thënë ai.