Vaji i naftës u përhap në të gjithë sipërfaqen e liqenit të Cyrihut pranë komunës Rapperswil-Jona në kantonin St Gallen gjatë fundjavës.
Deri në orët e vona të mëngjesit të së dielës, shkaku ishte ende i paqartë. Brigada e zjarrfikësve është mobilizuar për të frenuar derdhjen, transmeton albinfo.ch.
Sipas policisë kantonale të St Gallen të dielën, kjo i lejoi ekuipazhet e emergjencës të përmbajnë vajin dhe të fillojnë të heqin një pjesë të ndotjes nga sipërfaqja e ujit.
Disa njerëz kontaktuan qendrën e thirrjeve të urgjencës St Gallen pas orës 20:00 të së shtunës për të raportuar vaj në sipërfaqen e ujit, shkruan swissinfo. Një derdhje më e madhe nafte u zbulua aty pranë të dielën, thuhet në deklaratë.