18-vjeçari pushimin në Kumanovë e ka shfrytëzuar për t’iu bashkuar shoqërisë së tij në mbrëmjen e maturës, e cila është mbajtur mbrëmë në njërin nga restorantet e këtij qyteti, raporton albinfo.ch.
Seferi duket shumë i lumtur për këtë natë, teksa ka postuar edhe fotografi të shumta në rrjetet e tij sociale.
Taulant Seferi për shkak të një operacioni në gju, prej muajsh është duke qëndruar jashtë fushës së gjelbër.
Super talenti shqiptar, karrierën e ka filluar në Milano të Kumanovës, duke vazhduar më pas në Rabotniqki, prej nga u transferua në Young Boys, skuadër kjo që gjendet në pozitën e dytë të tabelës në supërligën e futbollit në Zvicër.

