I pakënaqur me minutazhën e dhënë nga skuadra turke, përfaqësuesi i Zvicrës pritet që në afatin kalimtar të transferohet në ndonjë klub tjetër.
Sipas medieve zvicerane futbollisti tetovar është duke u kërkuar nga klube të ndryshme në Itali dhe Gjermani, ndërkohë së fundmi ai po kërkohet edhe nga skuadrat zvicerane, njofton “albinfo.ch”.
Skuadra e interesuar është nënkampionia e ligës zvicerane “Young Boys” e cila dëshiron që vitin e ardhshëm me përforcime të reja t`i bëjë konkurrencë klubit të Baselit.
Megjithatë problem për këtë ekip është paga e tij 2.5 milion franka neto. Për drejtorin e klubit Andy Rihs kjo është një shumë tepër e madhe.
I interesuar për Xhemailin është edhe ekipi i “Sionit”, por edhe për bosin e klubit Christian Constantin, kjo shumë është e papërballueshme. “Nëse Xhemaili dëshiron te vijë tek ne, unë do ta merrja me shumë dëshirë, por pagesa e tij është vërtet një shumë e madhe”, ka thënë ai për gazetën “Blic”, transmeton “albinfo.ch”.