Dardania e Lozanës ka ndeshje shumë të rëndësishme këtë fundjavë.
Të dielën më 22 qershor do të përballet me FC Bavios, shkruan albinfo.ch.
“Të dielën, më 22 qershor, në ora 15:30, në Qendrën Sportive të Chavannes, ekipi ynë i parë luan për ngjitjen në Ligën e 2-të ndërrajonale.
Na duheni të gjithë tifozë, familjarë, miq ejani të veshur kuq e zi për ta çuar Dardaninë drejt fitores!
Hyrja falas Atmosferë e garantuar, Histori që do ta shkruajmë bashkë”, thuhet në njoftim.
Takimi i parë kishte përfunduar pa gola.
