Këshilli Gjyqësor i Kosovës është pranua si anëtar me të drejta të plota në Rrjetin Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësorë. Anëtarësimi u zyrtarizua në Konferencën e 10-të të zhvilluar në Tiranë, ndërsa pro Kosovës votuan shumica e shteteve pjesëmarrëse.
Pas pranimit, kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci nënshkroi Kartën e Rrjetit.
“Pranimi i Kosovës në këtë organizëm paraqet një akt të rëndësishëm për Këshillin Gjyqësor të Kosovës në rrafshin e marrëdhënieve të jashtme me Këshillat tjerë dhe shpreson se pas kësaj do të thellohet bashkëpunimi me këshillat tjerë mbi bazën e çështjeve dhe problemeve që janë pak a shume të njëjta për të gjitha shtetet”, tha Peci,
Rrjeti Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar i Këshillave Gjyqësorë përbëhet nga Këshillat Gjyqësor nga Italia, Hungaria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Shqipëria, Bullgaria, Rumania, Moldavia dhe Turqia.