Të ftuarat e nderit, me prani dhe angazhim diplomatik, do të jenë:
Aurela Frick – juriste dhe ish-ministre për Punët e Jashtme e Lihtenshtajnit
Shukrije Ramadani – zëvendësambasadore e Kosovës në Bernë
Monika Zguro – diplomate në Ambasadën e Shqipërisë në Bernë
Në vijim të agjendës, në orën 14:35 do të zhvillohet një sesion me rrëfime të sipërmarrëseve shqiptare që veprojnë në Zvicër, me pjesëmarrjen:
Teuta Kerhani-Rifati, themeluese e FENIX Versicherungen
Qanije Selimi, themeluese e IHS, Rea dhe Neting School
Dr. Kaltrina Zahiti, mjeke e syve, oftalmologe. Aktualisht është pronare dhe udhëheqëse e dy ordinancave oftalmologjike në Zvicër
Pas kësaj, në orën 15:00 do të zhvillohet paneli “Përtej kufijve: Gratë shqiptare në botën e biznesit”, një diskutim mbi sfidat dhe potencialin e grave në tregun evropian të punës dhe në sipërmarrje.
Në bllokun tematik të dytë, duke filluar nga ora 15:30, do të trajtohen katër fusha kyçe të përfshirjes dhe zhvillimit të gruas në diasporë:
Fuqizimi dhe rrjetëzimi në diasporë:
Afrona Dika – përfaqësuese e Global Women Diaspora në Zvicër
Neraida Biçaku – drejtoreshë e GWC Diaspora & Foundation
Shëndeti dhe vetëdija për mirëqenie personale:
Saranda Dervisholli – themeluese e MindanMovement, trajnuese për stil jete
Ardita Sakiri – gjinekologe, themeluese e Frauenarztpraxis Sakiri GmbH
Arsimi dhe përfshirja akademike:
Leureta Hyseni – kryetare e Shoqatës së Studentëve Shqiptarë në Universitetin e St. Gallen
Anife Memeti – artiste e grimit dhe konsulente bukurie
Një moment veçanërisht i rëndësishëm i programit do të jetë takimi me shkrimtaren Shqipe Sylejmani në orën 16:40. Autorja shqiptaro-zvicerane do të lexojë fragmente nga veprat e saj dhe do të zhvillojë një bisedë të hapur me publikun mbi identitetin, prejardhjen dhe rolin e gruas në letërsinë e diasporës.
Ngjarja do të përmbyllet në orën 18:00 me mbylljen zyrtare, ndërsa nga ora 18:30 do të mbahet një mbrëmje festive me muzikë live nga këngëtaret Jehona Shaqiri dhe Arjeta Zhuta.
Luljeta Ademi: “Nuk mjafton të kemi zë, por duhet të ndikojmë me të”
Luljeta Ademi redaktore në platformën Albinfo.ch thekson rëndësinë e një platforme të tillë në realitetin aktual të diasporës: Barazia gjinore nuk është vetëm një ideal është një domosdoshmëri që kërkon hapësira reale dhe të strukturuara mirë, ku gratë jo vetëm marrin pjesë, por ushtrojnë ndikim dhe udhëheqin procese. ‘She Leads’ krijon këtë hapësirë: një platformë ku përvoja individuale kthehet në vlerë kolektive, ku rrëfimi forcon ndërgjegjen dhe ku bashkëpunimi ndërtohet mbi besim, dialog dhe vizion të përbashkët.
Ky edicion afirmon rolin e gruas shqiptare në diasporë si aktore e dijes, si zë me autoritet dhe si forcë që transformon komunitetin. Kjo është një ftesë për pjesëmarrje të vetëdijshme dhe për angazhim të qëndrueshëm në shoqëri.”
“She Leads” është e hapur për të gjitha gratë dhe mbështetësit e tyre
Organizatorët ftojnë të gjitha gratë e interesuara që të marrin pjesë në këtë ditë të pasur me përmbajtje dhe kuptim. Ngjarja është një mundësi për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi, për të forcuar rrjetet ekzistuese dhe për të afirmuar rolin thelbësor të gruas shqiptare në jetën publike të Zvicrës dhe më gjerë.
Agjenda në vijim:



