Pjesë e kësaj pasditeje është vizita në lokalet e reja të institutit, ku pastaj do të jepen informacione lidhur me projektet e deritashme dhe ato në të ardhmen që ka ky institut.
Në program është paraparë edhe një intermexo muzikore dhe në fund një apero për mysafirët e ISEAL-it.
Instituti në fjalë është themeluar në vitin 2011 dhe e ka selinë Lozanë. Në fushën e veprimtarisë së tij është studimi i aspekteve të ndryshme të qenies shqiptare në Zvicër dhe në raport me vendet e prejardhjes.
Hyrja është e lirë.
Instituti gjendet në këtë adresë:
Pontaise 11
1018 Lausanne
Për informata më të hollësishme: info@iseal.ch – www.iseal.ch