Skip to content

Propozohen ndryshime të politikës së migracionit në Gjermani

Së fundmi, qeveria gjermane ka miratuar tri projektligje shumë të rëndësishme, me të cilat do të ndryshojnë rregullat për marrjen e shtetësisë gjermane, do të kufizohet numri i migrantëve që mund të vijnë në Gjermani dhe do të ndalohet bashkimi familjar për disa kategori, për dy vjet, përcjell albinfo.ch.Ndryshimet për bashkime familjare nuk i prekin […]

Së fundmi, qeveria gjermane ka miratuar tri projektligje shumë të rëndësishme, me të cilat do të ndryshojnë rregullat për marrjen e shtetësisë gjermane, do të kufizohet numri i migrantëve që mund të vijnë në Gjermani dhe do të ndalohet bashkimi familjar për disa kategori, për dy vjet, përcjell albinfo.ch.
Ndryshimet për bashkime familjare nuk i prekin punëtorët e zakonshëm, por vetëm refugjatët dhe azilkërkuesit e refuzuar.
Dyshtetësia nuk preket, por hiqet mundësia e marrjes së shpejtë të shtetësisë gjermane dhe kufizohet numri i migrantëve që mund të vijnë brenda vitit.
Referuar statistikave, në vitin e kaluar në Gjermani rreth 200 000 të huaj kanë marrë shtetësinë gjermane, që është rekord në 25 vitet e fundit.