Një aksident tragjik ka ndodhur pas përplasjes së dy veturave në rrugën L1436 në Perg, të Austrisë së Epërme, ku humbi jetën një 21-vjeçar shqiptar, transmeton albinfo.at.
Pas intervenimit të emergjencës austriake përmes helikopterit, thuhet se i riu shqiptar ndërroi jetë gjatë rrugës për në spitalin më të afërt.
Ndërkohë, 29-vjeçari tjetër i aksidentuar ka marrë lëndime të lehta dhe është liruar nga spitali.
Policia austriake ende nuk ka dalë me një sqarim për shkakun e këtij aksidenti fatal dhe për mënyrën se si ndodhi. /Albinfo.ch
Për më shumë detaje – https://www.heute.at/s/autofahrer-21-stirbt-auf-dem-weg-ins-krankenhaus-120110417