Një incident është shënuar në Gjermani, ku një autobus i një kompanie nga Kosova ka marrë flakë, por pa pasoja në njerëz, përcjell albinfo.ch.
Në një deklaratë për mediat e Kosovës, pronari i kompanisë ka bërë të ditur se autobusi nuk ka pasur udhëtarë dhe se ishte në kthim nga një servis në qytetin Dortmund, ku ishte dërguar për një rregullim teknik.
“Autobusi ka marrë flakë në Gjermani. Ka qenë në një servis të autobusit, nuk ka pasur as udhëtarë, asgjë vetëm një shofer ka qenë. Ka qenë diçka në servis, diçka për rrymë. Vetëm servisi e ka bërë një gabim teknik, ku, duke u kthyer nga servisi, 10 km larg, e ka kapur flaka autobusin,” tha pronari i kompanisë “Pranvera Travel”.
Ai shtoi se përgjegjësia për djegien bie mbi servisin ku ishte riparuar autobusi dhe se kompania ka nisur procedurat ligjore kundër tyre.