E nderuar me këtë çmim sivjet ka qenë këngëtarja e njohur shqiptare e xhazit, Elina Duni.
Duni është vlerësuar për vlerat e larta artistike që ka sjellë në muzikën xhaz të ndërtuar mbi bazamentin e melosit popullor shqiptar dhe për kontributin e saj në integrimin e shqiptarëve në Zvicër përmes vlerave kulturore.
Në solemnitetin e organizuar për këtë rast përveç një numri përfaqësuesish të ambasadave të akredituar në Bernë kanë qenë të pranishme edhe përfaqësueset e Komisionit Federal për Migracion.
Në emrin e këtij komisiioni ka marrë fjalën udhëheqësja e tij, Simone Prodolliet e cila është shprehur në Superlativ për Elina Dunin si artiste dhe si shembull integrimi i të huajve në Zvicër.
Ndërsa amabsadori i Kosovës në Zvicër, Naim Malaj ka folur me pietet për imazhin që Elina Duni i jep kulturës shqiptare me këngën dhe interpretimin e saj.
Elina Duni është fituesja e pestë deri më tash e këtij çmimi.
Pas ish presidentes dhe minsitres süe jashtme të Zvicrës, Micheline Calmy Rey në vitin 2011, këtë çmim e kanë fituar dhe futbollisti Xherdan Shaqiri në vitin 2012, politikani Ueli Leuenberger (2013) dhe ndërmarrësi Fehmi Fetahu (2014).




