Një shtetas turk është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, përcjell albinfo.ch.
Ai dyshohet se ka prezantuar një leje qëndrimi false të Polonisë, tha policia.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Turqisë, pasi që i njëjti në kontroll të dokumenteve ka prezantuar lejen e qëndrimit të Polonisë, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar”, thuhet në raportin e policisë.
Dokumenti i dyshuar është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.