Sonte mbahet finalja e madhe e Eurovizionit në Basel të Zvicrës, përcjell albinfo.ch.
Atje do të ngjitet sërish në skenë “Shkodra Elektronike” që përfaqëson Shqipërinë me këngën “Zjerm”.
“Zjerm” mori vëmendje anë e kënd botës, duke u cilësuar si një këngë e ndjerë, por edhe e interpretuar në mënyrë fantastike.
Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca gjithashtu u ndjen tejet falënderues për mbështetjen që po marrin në këtë rrugëtim.
Nga Kosova mund të votoni përmes linkut www.esc.vote deri në momentin kur fillon shfaqja e finales në orën 21:00.