Ministrat e jashtëm të 47 vendeve anëtare të Këshillit të Evropës ranë dakort që një sërë veprimesh, si pjesëmarrja në grupime militante, trajnime terroriste, apo udhëtime jashtë kufijve me synim angazhimin në akte terroriste të shpallen të paligjshme.
Masat e reja iu shtuan konventës së Këshillit të Evropës për parandalimin e terrorizmit. Konventa është nënshkruar tashmë nga 44 prej 47 vendeve anëtare, përfshirë 28 vendet e Bashkimit Evropian, njofton VoA, transmeton albinfo.ch.
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland, u shpreh se marrëveshja e re do t’u vijë në ndihmë qeverive në ndërmarrjen e hapave konkretë kundër këtij fenomeni të ri në rritje.