Ky sezon ishte i Xherdan Shaqirit. Ishte bindshëm më i miri në Superligën e Zvicrës, shkruan albinfo.ch.
Pas 35 ndeshjeve, Baseli është në krye me 12 pikë më shumë se Servette, dhe kjo falë Shaqirit.
Ai ka 18 gola e 20 asistime. Shifra të frikshme të arritura nga ylli shqiptar.
Është më i miri sa i përket asistimeve dhe golave në Superligën zvicerane.
Në ndeshjen e fundit ndaj Luganos, kur skuadra e tij ishte me dhjetë futbollistë në fushë pas përjashtimit të Albian Ajetit, ai shënoi tre gola në pjesën e dytë.
Shaqiri po e rikthen Baselin te titulli i pari pas vitit 2017. Xherdan Shaqiri është i jashtëzakonshëm dhe në tri xhirot e fundit, vetëm sa mund të rrisë shifrat e jashtëzakonshme në këtë edicion.