Me ftesë të FC Kosovës, grupi i valltarëve të Shkollës Shqipe në Düsseldorf mori pjesë në hapjen e turneut tradicional “Kupa e Mërgatës” me valle, këngë dhe recitime, përcjell albinfo.ch.
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Düsseldorf prezantuan këngë e valle shqipe.
“E falënderojmë FC Kosovën që fëmijëve tanë iu jep mundësinë për të paraqitur kulturën dhe traditat tona, si dhe përkrahjen e madhe që na jep si sponsor kryesor i shkollës shqipe në Düsseldorf. Një falënderim të veçantë kemi edhe për koreografen tonë, Dorina Ahmetaj, e cila ishte prezentë me nxënësit e shkollës sonë,” thuhet në postimin e faqes.



