Mijëra qytetarë nga gjithë Maqedonia po protestojnë në qendër të Shkupit kundër qeverisë Gruevski, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit. Protesta është thirrur nga lideri i opozitës, Zoran Zaev i LSDM-së, ndërsa përveç maqedonasve në protesta po marrin pjesë edhe diplomatë të huaj.
Europarlamentari Ricard Hovit i është bashkangjitur protestës, ndërsa mitingu i sotëm është më i madhi prej që Nikolla Gruevski dhe partia e tij VMRO- DPMNE qeverisë me Maqedonisë. Siç njofton agjencia e lajmeve Ina ai është në shoqëri të ish- kryeministrit bullgar, Serger Stanishev.
Protestat shpërthyen në Shkup, pasi lideri i LSDM-së, Zaev publikoi qindra përgjime të ministrave maqedonas, të cilët u dëshmuan se janë të përfshirë në krim të organizuar dhe korrupsion. Ndërsa kulmi i krimeve të kësaj qeveri ishte rasti i Kumanovës, ku në një përleshje të armatosur u vranë më shumë se 20 veta dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Ndërsa sulmi ndaj një grupi të armatosur shqiptarësh la pas 66 shtëpi të shkatërruara.
Zaev edhe në këtë miting po kërkon largimin e Nikolla Gruevskit nga pozita e Kryeministrit. Ai ka thënë se kjo protestë nuk përfundon pa u rrëzuar Qeveria dhe pa dhënë dorëheqje Gruevski.