Ezgjan Alioski ka hyrë në histori duke fituar trofeun më të rëndësishëm të klubeve në kontinentin aziatik: AFC Champions League.
Në finalen e madhe, Al Ahli i Arabisë Saudite mposhti me rezultat të pastër 2:0 ekipin japonez Kawasaki Frontale, duke ngritur për herë të parë këtë trofe në historinë e klubit.
Golat për kampionët u realizuan nga Galeno (35’) dhe Franck Kessié (42’).
Ezgjan Alioski ishte titullar edhe në finalen e sotme dhe zhvilloi një 90-minutësh shumë pozitiv, duke qenë një nga lojtarët më të spikatur në fushë.
Ky është një moment krenarie për sportin shqiptar, me Alioskin që u bë futbollisti i parë shqiptar që fiton këtë trofe. Ai luan për Maqedoninë e Veriut.