Ashtu si shumë vende të tjera, Zvicra feston Ditën e Punës më 1 Maj, përcjell albinfo.ch.
Në Zvicër, njihet edhe si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve dhe shënohet kryesisht nga sindikatat dhe grupet me prirje të majta.
Megjithatë, nuk është festë publike në të gjithë Zvicrën – festohet në disa kantone, por jo në të tjerat.
Është festë në Cyrih, Basel-City, Basel-Country, Jura, Neuchâtel, Schaffhausen, Thurgau dhe Ticino.
Në Aargau dhe Solothurn, njerëzve zakonisht u jepet një gjysmë dite pushim (nga mesi i ditës), shkruajnë mediat zvicerane.