Këta tre sportistë u tërhoqën nga futbolli ndërkombëtar pas Euro 2024. Ata janë në formën e tyre gati më të mirë të jetës në nivel klubesh.
Gazeta zvicerane TDG.ch i ka kushtuar një artikull sot rikthimit të mundshëm të tre sportistëve që nuk janë më në mesin e ekipit kombëtar të Zvicrës, transmeton albinfo.ch.
Shaqiri, Schär dhe Sommer u tërhoqën nga futbolli ndërkombëtar pas Euro 2024. Që atëherë ata kanë shkëlqyer në nivel klubesh dhe po konsiderohen si shtyllat kryesore në ekipet ku luajnë.
Zvicra e Yakinit, e cila nuk ka bindur askënd përveç në Kampionatin Europian të Gjermanisë, duhet urgjentisht të gjejë zgjidhje me rikthimin e disa “duarve të vjetra”, shkruan tutje gazeta zvicerane.
Kualifikimet për Kupën e Botës 2026 fillojnë në shtator. Gazeta shtron pyetjen se a po i bëjnë vetes këto pyetje ASF-ja, Pierluigi Tami dhe Murat Yakin?
Mes sportistëve,
Xherdan Shaqirin e shquan si ylli i Bazelit që po shkëlqen këtë sezon si lojtari më i mirë për asistime dhe gola.
“Shaqiri është një gjeni si asnjë tjetër në Zvicër. Ai është në formë të shkëlqyer. Me këmbën e majtë, ai mund të bëjë gjithçka për të bërë asistimet më të suksesshme që rezultojnë me gola”. /Albinfo.ch